Macron: Tensionet në Kosovë janë qetësuar pak, nuk shqetësohem për rifillim të konfliktit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë qëndrimit të tij në Lozanë, ka takuar presidentin e Konfederatës Zvicerane, Alain Berset.

Në një takim që dyshja zhvilluan me studentë të Universitetit të Lozanës (UNIL), mes shumë temave, u fol edhe për Kosovën, sipas “24heures”.

Nga audienca, Macroni pati një pyetje për tensionet në vendin tonë.

“Janë qetësuar paksa tani”, tha ai.

Ai tha se shpreson që liderët e dy vendeve, Kurti dhe Vuçiqi, të pranojnë planin e hartuar.

Megjithatë, presidenti francez frikësohet për konflikte ndëretnike që po zhvillohen nëpër pjesë të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk jam i shqetësuar për rifillimin e konfliktit në Kosovë”, deklaroi Macroni.

Gjatë kohës sa po mbahej ky takim, para ndërtesës u zhvillua një protestë pro-palestineze, derisa Policia bllokoi turmën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *