Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati janë takuar dje me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti dhe përfaqësues e pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Neutral.
Takimi që zgjati rreth tri orë, doli të jetë i pasuksesshëm.
Gazeta Neutral mëson se gjatë takimit, Qeveria ka dhënë ofertën e njëjtë ndaj NJSI-së për aq kohë sa mundësitë buxhetore mbeten të njëjta.
Sipas burimeve, Kurti ishte treguar i vendosur, duke mos pranuar asnjë opsion të kërkuar nga NJSI.
Kurti nuk kishe pranuar asnje opsion te kerkuar nga NJSI.
Burime të njohura për redaksinë Brenda NJSI-së, kanë thënë për Neutralin se Svecla gjatë vizitave të njësive speciale në kampe, u kishte dhënë premtime të mëdha pjesëtarëve.
Megjithatë, sipas burimit, premtimet e Sveclës po dalin të jenë boshe.