Qeveria miraton shtesat e rrezikshmërisë për policët, s’ka ndryshime në vlerën e tyre

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj sot.

Në të, Qeveria ka marrë vendim për miratimin e shtesave të rrezikshmërisë për policët, shkruan lajmi.net.

“Dje kishim takim me pjesëtarë të NJSI-së me të cilët diskutuam gjatë për kërkesat e tyre, në takim i njoftuam dhe siguruam ata që kategorizimi dhe vlera e shtesave është bërë me kujdes të shtuar. Jemi dhe do të vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar me përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës. Ky përkushtim reflektohet edhe në projektbuxhetin e MPB-së. Shtesa për rrezikshmëri do të fillojë të implementohet nga muaji nëntor”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pjesëtarët e FIT-it kishin protestuar me maska para Qeverisë së Kosovës në lidhje me shtesat për rrezikshmëri të cilat ata vlerësojnë se janë të ulëta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *