Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos-publikimin e asaj, siç thotë, se çka kanë pranuar nga marrëveshja.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, u shpreh ai.
“Nesër mbahet takimi në Bruksel, por të gjithë e dini se Qeveria Kurti po negocon fshehtë për statutin e Asociacionit. Qeveria Kurti s’ka guximin të publikojë se çka ka pranuar, por këtë duhet ta bëjë BE-ja, sepse evropianët e dijnë se sekreti qeveritar jo vetëm që dëmton besimin e shoqërisë ndaj institucioneve, por edhe krijon bindjen e një komploti kundër të ardhmes së Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.