Mesditën e sotme është arrestuar një person në Kaçanik, i cili ditë më parë ishte prezantuar si zyrtar policor dhe i kishte marrë 1600 euro një personi tjetër, me qëllim se ai do t’i ndihmonte atij për lirimin e një personi nga burgu.
Kjo është bërë e ditur nga Policia Rajonale e Ferizajt.
“Me datën 15.11.2023 rreth orës 14:20 policët hetues të stacionit në Kaçanik, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personin S.R (M/K) i moshës 44 vjeçar, i cili dyshohet se ditë më parë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ishte prezantuar rrejshëm si zyrtar policor me rroba civile dhe i kishte marrë (mashtruar) 1600 euro personit tjetër, me qëllim se ai do t’i ndihmonte për lirimin e një personi nga burgu”, thotë Policia.
Bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rasti është cilësuar “Prezantim i rremë si person zyrtar’