Granit Xhaka në histori të futbollit zviceran

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, do ta vendosë një rekord të ri sa i përket paraqitjeve me “helvetikët”. Në ndeshjen kundër Izraelit, Xhaka do të bëhet rekordmen i Zvicrës pasi do ta regjistrojë paraqitjen e 119-të.

Dueli mes Izraelit dhe Zvicrës luhet sot prej orës 20:45 në Hungari dhe i takon Grupit I kualifikues për “Euro 2024”.

Xhaka, aktualisht ka 118 paraqitje dhe 14 gola të shënuar për Zvicrën. Ai me fanellën e Zvicrës ka debutuar në muajin qershor të vitit 2011.

31-vjeçari pritet të jetë lider i Zvicrës ndaj Izraelit, pasi me fitore eventuale, zviceranët do të sigurojnë kualifikimin për Evropianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *