Shokuese! Nëna shqiptare nxjerr të bijën 15-vjeçare për prostitucion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë ditën e sotme. Një nënë e re është kallëzuar penalisht pasi ka tentuar të prostituojë të bijën e mitur.

39-vjeçarja me inicialet E.M është denoncuar nga vajza e saj 15-vjeçare se e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me burra të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar.

Gruaja është proceduar penalisht nga policia.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *