Krasniqi për pushtetin: Kanë vjedhë edhe në magje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, për të cilëve ua ka përmendur aferën e vajit dhe grurit, raporton Gazeta Sinjali.

Krasniqi ka thënë se pushteti ka bërë hajni edhe në magje.

“Këtu është bërë hajni me grurë, me vaj, me oriz, këtu ka ndodhur e pamendumja ndonjëherë. Këtu një prej shokëve më të afërt të Kurtit, Martin Berishaj, është simboli i korrupsionit dhe i skandaleve jo vetëm por në tërë rajonin në sektorin e energjisë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij i kemi me dhjetëra projekte njëburimore në Ministritë e Kurtit.

“Kurrë me ma pak dinjitet nuk kemi qenë në Evropë por jemi me masa ndëshkuese, njejtë i ka edhe Bjellorusia”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *