Inspektorati i Tregut mbyll përkohësisht 9 qendra masazhi në Prishtinë

Sonte Inspektoriati i Tregut në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar inspektime të përbashkëta në 17 lokacione në Prishtinë, ku cak ishin qendrat e masazhit, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së tyre.

Si rezultat i këtyre inspektimeve, Inspektorati i Tregut ka bërë mbylljen e përkohshme të 9 lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e masazhave, njofton ministria.

“Ndaj operatorëve ekonomik që në kundërshtim me ligjin ushtrojnë veprimtarinë e tyre, do të shqiptohen masat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *