Një aksident ka ndodhur në fshatin Dragobil në Malishevë rreth orës 17:30, nga ku kanë mbetur të lënduar pesë persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, tha për Gazeta Neutral se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:35.
“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj për Neutralin.
Fotot janë publikuar nga Organizata Vullnetare e Zjarrfikësit dhe e Shpëtimit.