Mahvash Leghaei, 24 vjeç, ndërroi jetë teksa plumbi i përshkoi kafkën dhe plagosi dy të ftuar të tjerë ndërsa doli nga ana tjetër. E reja po martohej në Firuzabad, Iran dhe arma mendohet të jetë shkrepur nga kushëriri i dhëndrit.
36-vjeçari u largua nga vendngjarja duke marrë dhe pushkën me vete, por u arrestua më vonë.
“Autoritetet zbuluan se dikush kishte qëlluar me një armë gjuetie siç është traditë e vendasve nomadë. Fatkeqësisht, për shkak të turmës dhe humbjes së kontrollit të armëës nga personi, ai qëlloi tre njerëz, duke plagosur dy dhe vrarë nusen”, u shpreh një zëdhënës i policisë.
Leghaei ishte një punonjëse sociale që ndihmonte të varurit nga droga. Ajo ra në koma dhe më pas ndërroi jetë në spital, ndërsa organet e saj u dhuruan siç ajo kishte dëshiruar.
Ende nuk dihen pasojat me të cilat do të përballet 36-vjeçari, por tradita e shkrepjes së një arme në një dasmë është e paligjshme në Iran.