Janë të shpeshta rastet kur në vend ndodhin incidente të ndryshme dhe për një arsye apo tjetër, palët e përfshira tentojnë ta fshehin si rast në mënyrë që t’i largohen përgjegjësisë para ligjit.
Një i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundmi në kryeqytet në rrugën “Robert Doli” në Dardani, ku dy punëtorë të kompanisë Telkos dyshohet se kanë dëmtuar një derë në njërën prej ndërtesave derisa ishin duke punuar aty.
Qytetari i cili ka raportuar rastin në Gazetën Neutral pretendon se ky incident ka ndodhur qëllimshëm dhe në formë të dhunshme nga punëtorët e kësaj kompanie. Neutral ka kontaktuar edhe kompaninë gjegjëse dhe janë në pritje të përgjigjes.