Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur shqetësim mbi qasjen e ndërmjetësuesve evropianë, për qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili thotë se haptazi shkeli marrëveshjen bazë, e cila duhej të nënshkruhej në Bruksel.
Ai madje shfaqi një dëshirë që ndërmjetësit të përdorin “bilbilin e gjyqtarit” për të paralajmëruar palët kur shkelet marrëveshja.
”Ai kërkoi, që t’u dërgohej ndërmjetësuesve edhe një letër e njëanshme, ku thotë se: Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varet prej tij, dhe e treta, Nuk ka respekt për integritetin territorial. Dhe kjo më shqetëson, sepse, kjo është gjëja e re. Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e marrëveshjes bazë”, u shpreh Kurti në Vjenë.
“Kishte shumë shkelje, por jo tingulli i bilbilit. Tani u ndalëm me kaq. E humbëm këtë mundësi dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.
Kështu u përgjigj Kurti teksa u shpjegonte të pranishmëve disa nga prapaskenat e takimit të fundit në Bruksel, që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
”Së fundi kemi pasur edhe draft-statusin e Asociacionit, nga pesë të dërguar specialë. Unë e vendosa kritikën time në ankesat për këtë draft, por kur jemi takuar në Bruksel në 26 tetor, ata kanë theksuar urgjencën e çështjes, sepse ne shohim tani pas pushtimit rus në Ukrainë, ne u futëm në këtë luftë Izrael-Hamas, me shumë viktima civile dhe nuk ka më konflikte në botë ku Rusia e Irani, janë pasiv apo jashtë”.
”Pra, bota është bërë e paparashikueshme në kuptimin e rrezikshëm dhe prandaj thashë. Me gjithë kritikat e mia për draft-statutin, i cili është shumë më i mirë se ai që kishim në 2013-2015, por nuk është ashtu siç do ta kisha shkruar, thashë “Ta nënshkruajmë sonte!”, traktat bazë, aneksin e zbatimit dhe këtë draft në një paketë, dhe i kërkoj kancelarit Scholz, presidentit Macron dhe kryeministrit Meloni, gjithashtu të marrim statusin e kandidatit për Kosovën dhe PP – Partneriteti për Paqe, kështu që le ta bëjmë”.