FOTO| Policia e Kosovës konfiskon 5,800 kg mjaltë të kontrabanduar

Sot në bashkëpunim me task-forcën e përbashkët me Doganën e Kosovës,  policia kanë kryer kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 5800 kavanoza me mjaltë, apo 5,800 kg.

Policia njofton se “mjalti kishte qene pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme”.

Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar:  B.A., (1985) m/k dhe E.I., (1996) m/k, të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave duke bashkëpunuar ngushtë gjithnjë me Doganën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *