Kurti e lë Parisin, udhëton drejt Vjenës për Forumin Ekonomik, kjo është agjenda

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Vjenë, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Pasi qëndroi në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, Kurti është nisur drejt kryeqytetit austriak për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik

Në kryeqendrën e Austrisë, ai do të marrë pjesë në edicionin jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës. Me këtë rast, ai do të pranojë Çmimin Vjetor të Forumit Ekonomik “Partneri i Vitit 2023”, që do t’i ndahet Republikës së Kosovës për bashkëpunimin dhe kontributin 15-vjeçar në zhvillimin ekonomik në nivel kombëtar dhe rajonal, si dhe do të jetë pjesëmarrës në panelin e diskutimit me titull “Ndërtimi i Bashkëpunimin Ekonomik në Kohë të Vështira”, nesër prej orës 14:05”, njofton ZKM.

Gjatë qëndrimit dyditor, Kurti, po ashtu “do të jetë mysafir i ftuar nga Karl-Renner-Institut për të diskutuar mbi temën “Kosova: Shteti i ri demokratik si peng i interesave gjeopolitike”. Diskutim ky që do të mbahet të hënën, duke filluar nga ora 18:00”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *