Edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat ku punonte është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Edukatorja, e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, u arrestua më 9 nëntor, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.
48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton të mituren, e cila ka thyer edhe këmbën.
Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, të cilët përveç reagimeve të shumta në rrjete sociale, kanë protestuar edhe para Ministrisë së Arsimit.