Braktisi automjetin dhe mallin e dyshuar, kontrabanduesi i pafat tentoi t’i ikë Policisë – por shpejt ra në pranga

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet e Taskë Forcës-Lindje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacionale në teren. 

Më datë 11.11.2023 nga njësitet e lartcekura  në brezin kufitar në fshatin Muqibabë kanë identifikuar automjetin Renault (furgon) ngjyrë e bardhë me targa serbe, i cili dyshohet se ishte duke hyrë ilegalisht përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës.

I dyshuari mashkull ka tentuar t’i shmanget ndalimit nga autoritetet duke hyrë në një rrugë malore dhe ka braktisë automjetin për të ikur, por pas angazhimeve operative i njëjti është arrit të ndalohet nga policia.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur të ngarkuara mallra si në vijim:

Birra ”Zajeqarsko“ (34) arka, “Heineken”   (4) arka, “Tuborg”  (11) arka, “Pills” (7) arka, Gjithsej (1120) shishe dhe ujë mineral “bivoda” (9) arka, për të cilin mall i dyshuari nuk kishte asnjë dokument.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dërgohet në terminalin doganë për proceduar të mëtejme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *