U godit nga degët e lisit, vdes një burrë në Istog

Policia ka njoftuar se dy persona derisa kanë qenë duke prerë dru, janë goditur nga degët e lisit dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.

“HETIM I VDEKJES- Istog 11.11.2023-15:00. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa kanë qenë duke pre dru në pyll, gjatë rrëzimit të një lisi, janë goditur nga degët e lisit dhe si pasoj të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej viktimave, ndërsa tjetri dërgohet në spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *