Një person dje ka përfunduar në spital për shkak të lëndimeve të marra që dyshohet se i pësoi nga një rrahje, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur dje në rrugën ‘Vëllezërit Majaci’ në Fushë Kosovë, ku pas një mosmarrëveshjeje mes 61-vjeçarit dhe një të riu, ky i fundit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte në fytyrë.
Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë arrestuar 25-vjeçarin të cilin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të riut t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ai të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.