Hoxhë Bedri Halili sulmon gazetaren në xhaminë e Vushtrrisë, Policia e arrestoi dhe më pas e liruan

Ditën e djeshme ekipi i gazetës Insajderi i përbërë nga gazetarja, Dijellza Preniqi dhe kameramani Albert Bislimi, është sulmuar në xhaminë “Sheikh Zayed” nga hoxhë Bedri Halili.

Teksa gazetarja e Insajderit, Dijellza Preniqi kishte kërkuar ta intervistonte të njëjtin në lidhje me një deklaratë të tij, hoxha ishte treguar agresiv.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se fillimisht hoxha është arrestuar e më pas është liruar me procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në xhami ka sulmuar gazetaren femër kosovare dhe kolegun e saj mashkull kosovar, të cilët ishin duke biseduar me imamin e xhamisë për një intervistë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *