Kreu i organizatës kriminale të drogës e njohur si “Kompania Bello”, Dritan Rexhepi është arrestuar në Stamboll. Ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria dhe Italia.
Mediat turke shkruajnë se operacioni u krye në Stamboll. Për këtë çështje ka reaguar edhe ministri për Punët e Brendshme, Ali Yerlikaya, i cili tha se Rexhepi kishte hyrë nëpërmjet aeroportit të Stambollit me një pasaportë kolumbiane nën emrin Benjamin Omar Perez Garcia.
Sipas asaj që njoftoi ministri, Rexhepi u kap pas informacioneve të inteligjencës në bashkëpunim me policinë italiane.
“Lufta jonë kundër trafikantëve të drogës dhe kundër krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Për kthimin e lëndës narkotike, në bashkëpunim edhe me Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja dhe Artan Doçajn ata kanë kërcënuar vëllain e Astrit Prengës, Jan Prengën që sipas hetimeve të SPAK, ky i fundit ka humbur jetën nga dhuna e ushtruar.