Hovenier: Draftstatuti i ri do të shkojë në Kushtetuese

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka thënë se draftstatuti i ri për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA, është në vijë me institucionet e Republikës së Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se fjalën e fundit do ta japë Gjykata Kushtetuese.

“Ne besojmë që ky draftstatut që i është ofruar Qeverisë së Kosovës përmbush kriteret, përkatësisht është konsistent me institucionet. Por, e vetmja mënyrë për ta vërtetuar nëse është konsistent është Gjykata Kushtetuese. Ashtu siç e ka thënë kryeministri Kurti në Kuvend, statuti do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo mund ta bëj vlerësimin dhe vendimin”, ka theksuar Hovenier në një konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *