Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Gjakovë, shkruan gazeta Neutral.
Viktima femër kosovare më 08.11.2023 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë ndaj saj e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.