Ish – deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se formimin e Asociacionit me kushtin që Serbia ta njeh Kosovën e ka reduktuar në targat e automjeteve.
Madje, ai ka thënë se regjistrimi i veturave me targa RKS nga serbët në katër komunat veriore është si pasojë e pranimit të Kurtit për themelimin e Asociacionit.
“Me reduktua Asociacion për targat i bie që në një fazë tjetër të ardhme pikërisht Asociacioni bëhet çështja mbi të cilën munden me u ndërtua kërkesa të reja të Serbisë”, ka thënë Abazi në Tëvë 1.
Sipas Policisë së Kosovës, nga 1 nëntori deri më sot, mbi 1000 vetura me targa ilegale të Serbisë, janë regjistruar me targa RKS.
Qeveria e Kosovës më 30 tetor ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të regjistrimit të veturave me targa targa serbe sikurse “PR”, “KM”, “PZ” e të ngjashme do të jetë deri më 1 dhjetor.