Deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, në Komisionin për të Drejtat e Njeriut , ku u shqyrtua peticioni i nënshkruar nga punëtorët e RTK-së, për dorëheqjen e kryetarit të bordit të RTK-së, ka akuzuar qeverinë Kurti për kapje të shtetit.
Musliu-Shoshi ka thënë se argument për këtë është dhe raporti i Komisionit Evropian, i cili tregon se në cilen shkallë është politizimi i bordeve dhe pozitave udhëheqëse në këtë vend.
“Nëse lexon raporti I Komisionit Evropian, pikërisht sot të tregon se në cilen shkallë është politizimi i bordeve. Në cilën shkallë është politizimi i pozitave udhëheqëse në këtë vend. Më shumë se sa ka qenë që 20 vjet. Sot argument e ke raportin e Komisionit Evropian, i cili ta jep argumentin që nuk ka Bord i cili nuk e keni politizuar. Nuk ka pozitë udhëheqëse, që nuk është e politizuar. Raporti i Komisionit Evropian tregon për korrupsionin dhe nivelin e kapjes së shtetit”, ka thënë Musliu-Shoshi.
Ndërsa ka folur dhe për gjuhen e urrejtjes dhe atë seksiste, të cilën sipas saj e ka instaluar Vetëvendosje.