Berisha: “Zajednicë” ka, dilema është nëse ka autonomi për serbët

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se bazuar në deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tash nuk duhet të diskutohet a ka Asociacion ose jo, por se dilema tash është se a ka autonomi ky asociacion.

Ndërsa, Haxhiu ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe nuk do të ketë autonomi për serbët në Kosovë.

Në bazë të deklarimeve të ministres së Drejtësisë duhet të flasim për autonomi, jo për Asociacionin, është çështje e kryer. Tash është dilema a ka a nuk ka autonomi. Se “Zajedncë” apo Asociacion ka. Ky është konstatimi që duhet nxjerrë”, ka thënë Berisha në RTV Dukagjini.

Kurse, sa i përket takimit të liderëve të opozitës me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, Berisha ka thënë se edhe nëse u është prezantuar draft-statuti i Asociacionit në takim, nuk është në suaza të logjikes të dilet me një qëndrim sa a është në frymë me Kushtetutën.

“Sa i përket qëndrimit të PDK-së, pas takimit ka qenë në suaza të logjikës sesi u duhet të ishin liderët pas atij takimi. Sepse edhe sikur të ua kenë dhënë krejt draftin ta lexojnë, mund të jetë 24 faqe, që lexohet brenda një kohe të caktuar, unë besoj së është intelektual, është nivel i lartë i përgjegjësisë të mos jepen konstatimet se a është apo nuk është në frymë e kushtetueses. Dy liderët e dy partive më të mëdha opozitare kanë mbajtur qëndrim korrekt”, ka shtuar Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *