Një video e banores së ‘Big Brother VIP Kosova’, Edona James po shpërndahet me të madhe.
E ftuar në një emision serb, Edona është prezantuar si shqiptare nga Kosova dhe ka folur në gjuhën gjermane gjatë intervistës, ku mes tjerash ka thënë se idhull i saj është këngëtarja serbe Jelena Karleush, shkruan gazeta Neutral.
Jelena Karleusha është ikonë për mua, është e njohur dhe më ndryshe. Ajo është shembull për mua kur bëhet fjalë për modë. Jelena për mua është mbretëreshë”.
“Tashmë kam dy ditë që kam ardhur në Beograd dhe e dua këtë qytet. Këtu është shumë bukur dhe do të qëndroj gjatë gjithë javës. Do të shoh shumë nga ky qytet dhe do t’i frekuentoj klubet e natës. Me pëlqejnë edhe meshkujt serb, janë më të bukurit”, ka thënë Edona.
Videon e gjeni brenda linkut:
https://youtu.be/UzioqrHVgPk?si=wL_vKDVK_kpvqzSS