Policia ka sekuestruar 244 telefona të mençur gjatë 31 lokaleve në Prishtinë ku dyshohet se kanë bërë kontrabandë dhe kanë shmangur tatimin në pronë.
” Kontrollohen 31 lokale biznesi në Prishtinë, sekuestrohen 118 telefona të mençur Ngrihen dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi Prishtinë, më 7 nëntor 2023 Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë”, thuhet në komunikatë, raporton gazeta Neutral.al.
KOMUNIKATË PËR MEDIA-VAZHDIM
Ngrihen dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi gjatë dy ditëve autoritetet sekuestrojnë 244 telefona të mençur në Prishtinë Prishtinë, më 8 nëntor 2023
Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare, dje është zbatuar Urdhër Kontrolli i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontrollimin e 31 lokaleve/bizneseve “Mobile Shop” në Prishtinë dhe si rezultat i zbatimit të kësaj Urdhëresë, me datë 07.11.2023 janë kontrolluar gjithsejtë 30 biznese nga 31 të cekura në të dhe janë sekuestruar 118 telefona të mençur, ndërsa një biznes i njohur për hetuesit në momentin e fillimit të kontrollit e deri në përfundim nuk ka qenë i hapur, andaj i njëjti në konsultim me Prokuroren e rastit e në koordinim me Inspektorët nga MINT është bllombuar, të mos ketë qasje askush në të.
Sot më datë 08.11.2023, pasi që është lajmëruar pronari i biznesit në fjalë, në vazhdën e zbatimit të urdhër kontrollit të lartcekur nga Gjykata, Policia së bashku me Inspektorë nga MINT, rreth orës 09:30 ka shkuar në lokacionin në fjalë, është hapur lokali në prezencën e pronarit dhe është bërë kontrollimi i tij. Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalë sot janë sekuestruar:
– (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.
– (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:
• “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” • “Kontrabandimi i mallrave” dhe
• “Shmangia nga tatimi” Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt.
Kontrollohen 31 lokale biznesi në Prishtinë, sekuestrohen 118 telefona të mençur Ngrihen dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi Prishtinë, më 7 nëntor 2023 Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, gjegjësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë përmes një plani operativ ka realizuar zbatimin e një urdhër të kontrollit dhe lidhur me rastin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në Autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë.
Gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në koordinim dhe konsultim të vazhdueshme me Prokurorinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, nga Gjykata Themelore në Prishtinë është siguruar “Urdhëresa për kontroll”, në bazë të së cilës sot me datë 07.11.2023, është realizuar Operacioni i përbashkët me Inspektorët e Tregut nga MINT.
Në këtë plan operativ kanë qenë të angazhuar dhjetëra hetues policor nga krimet ekonomike të PK-së dhe Inspektorë nga MINT dhe operacioni ka rezultuar si në vijim:
– (31) lokacione, lokale/Mobile Shop) janë kontrolluar, në Prishtinë.
– (118) Telefona të mençur (Smart Phone) janë sekuestruar.
– (3) Tablet (IPod)
– (11) Airpods
– (1) lokal është mbyllur nga Inspektorati në mungesë të dokumentacioneve (biznes i pa regjistruar)
– (1) lokal është bllombuar nga Inspektorati, pasi që ka qenë i mbyllur dhe nuk është hapur deri në përfundim të operacionit.
Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se të dyshuari (Pronaret e bizneseve të kontrolluara), dyshohet se kanë kryer veprat penale:
• “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
• “Kontrabandimi i mallrave” dhe
• “Shmangia nga tatimi”
Lidhur me rastin hetime tjera ende janë në proces dhe autoritetet janë të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti luftën e pa kompromis kundër krimeve ekonomike.