S’po i ecë asgjë Loredanës, pas ndarjes nga Mozzik, i bëhet nervoz edhe vajza e saj, Hana…

Vajza e Loredanës dhe Mozzikut, Hana, qysh nga lindja e saj komentohet shumë dhe është njëra ndër fëmijët më të njohur në rrjete sociale.

Së fundi një koment i saj ka marrë  të gjithë vëmendjen në një nga postimet e Loredanës, shkruan lajmi.net.

Reperja ka publikuar disa foto me një vajzë të vogël bjonde, duke mos zbuluar se kush është dhe çfarë i lidh me njëra-tjetrën.

Si duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak Hanës, e cila e ka shprehur hapur xhelozinë dhe ka reaguar publikisht përmes një komenti në foton e publikuar nga Loredana.

Hana ka një llogari në ‘Instagram’ që menaxhohet nga Loredana dhe Mozzik, llogari e cila numëron rreth 360 mijë ndjekës.

Nisur nga kjo nuk është e qartë se cili nga reperët, pra prindërit e saj, e kanë lënë këtë koment.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *