Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Drenoc të Klinës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Gashi njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe akoma nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.