Dikur punëtore e kampit Bondsteel, si ishte “detyruar” Linda Halimi të jepte dorëheqje pas njohjes me bashkëshortin e saj?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, është kthyer në vëmendjen e mediave që pas hyrjes së saj në spektaklin Big Broiher VIP Kosova.

Ajo njihet në publik si këngëtarja e shumë hiteve dhe çmimeve të fituara në festivale, por përpara se të merrej me muzikë, ajo ushtronte një profesion krejt tjetër.

Artistja me origjinë nga Vitia e ka nisur karrierën e saj duke punuar si përkthyese në kampin amerikan ‘Bondsteel’ në Ferizaj, ku aso kohe ka punuar me mision të veçantë edhe bashkëshorti i saj, Edwards Davon i njohur ndryshe si Big D.

Linda vite më parë në një intervistë për Jonida Shehun kishte treguar se lidhja e saj me Big D dhe marrja me muzikë i kishte kushtuar me përjashtim nga puna nga ky kamp.

“E dija se mbaroi puna ime aty domethënë. Se si me thënë kur të mbyllet një derë, të hapet një tjetër. U dëshpërova në fillim sepse normal ishte rroga emirë, kampi Bondsteel, paguaja faturat, kisha mundësi t’i ndihmoja edhe familjes. Edhe gjithçka u ndërpre. Dhe menaxheri më tha: ‘Më mirë e bëjmë që të mos dalësh ti keq, thuaj që po e lë vet punën sepse tash je e famshme’”.

E njëjta gjatë po së njëjtës intervistë, theksoi se me burrin e saj u njoh në Ferizaj, ku fillimisht ai i kishte propozuar të bënte bashkëpunim, gjersa më pas kishin përfunduar të dashuruar.

Linda kë të javë është e nominuar krahas gjashtë banorëve të tjerë dhe rrezikon të largohet në rast se nuk merr votat e mjaftueshme nga publiku. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *