Një stuhi e frikshme që po frikëson edhe meterologët europian, ka goditur Europën.
Cikloni “Ciaran” po vlerësohet si ndër më fortët ndonjëhërë.
Kjo dukuri natyore po manifestohet me reshje shiu dhe erëra të forta deri në 200km për orë.
Shumë vende kanë mbetur pa energji elektrike si dhe janë bllokuar rrugë dhe stacione hekurudhore.
Deri më tani janë shkaktuar 14 viktima, dhe janë raportuar disa të zhdukur. Franca dhe Portugalia janë më të prekurat, ndërsa stuhia ka prekur gjithë Europën Përëndimore dhe atë Qëndrore.
Gjatë fundjavës që lamë pasë, kjo stuhi goditi edhe shtetin tonë fqinjë, Shqipërinë, ku një person mbeti i vdekur dhe disa të tjerë u lënduan. Shumë qytete janë vërshuar nga të reshurat, deri sa janë paralajmëruar se do të ketë edhe përmbytje.
Sa i përket vendit tonë, gjatë ditës se djeshme ka pasur reshje shiu në disa zona të Dukagjinit.
Sipas parashikimit të motit për ditën e sotme, reshje të dendura shiu do ta kaplojnë vendin, si dhe paralajmërohet se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, mund të shkaktohen edhe vërshime.
Tahir Ahmeti, njohësi çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, ka bërë një shkrim në rrjetin e tij social “facebook”, ku ka paralajmëruar dëme në pjesë të cakatuara.
Postimi i plotë:
“Instituti Hidrometerologjik i Kosovës, ka paralajmëruar për sot mundësinë e vërshimeve të shpejta në pjesë të caktuara të vendit.
Vërshimet e shpejta përfshijnë territore të caktuara dhe kalojnë shpejt, kryesisht ndodhin në lumenjtë ose përroskat e vogla malore, por që mund të shkaktojnë dëme në toka bujqësore, ekonomi familijare e biznesore, probleme me trafikun, sistemin e kanalizimeve, rrezik për rrëshqitje dheu etj.”
Institucionet emergjente, gjithsesi që duhet të jenë të gatshme që të ndihmojnë qytetarët aty ku paraqitet nevoja!
Si dhe cikloni “Ciaran” nuk do të jetë i pranishëm në vendin tonë, raporton Institituti Hidrometerologjik, përcjellë Gazeta Neutral.