U kërcënua me jetë nga serbët, flet lobuesi i Kosovës: Fatmirërisht jam në Austri dhe këtu kam siguri

Aktivisti pro-kosovar me prejardhje austriake, Gunther Fehlinger u kërcënua me jetë nga shtetas serb. Ai ka treguar se ka marrë mesazhe kërcënuese në Whatssap, shkruan Gazeta Neutral.

“Përshëndetje zotëri Gunther, ju uroj gjithçka që dëshironi për Serbinë, shpresoj se do vdisni shpejt” i është thënë në mesazhin e parë.

Gunther në një bisedë ekskluzive për Gazetën Neutral ka deklaruar se është shpallur person i padëshiruar në Serbi.

Sipas tij, kjo vjen për shkak të lobimit të tij pro pavarësisë së Kosovës.

Fatmirësisht jam në Austri dhe këtu siguria është e garantuar, se përndryshe nuk e di si do ta pësoja. Në Serbi jam njëri i padëshiruar, kanë publikuar edhe afishe kundër meje sepse e mbështes pavarësine e Kosovës”, tha ai.

“Kam pritur që do të reagojnë deputetët e Parlamentit Evropian mirëpo sic duket kanë sy të verbër e vesh të shurdhër. Kërcënimet ndaj meje janë të shpeshta nga persona të nacionalitetit serb dhe të gjitha i raportoj, mirëpo kanë mbetur ende vetëm kërcënime përmes rrjeteve sociale, ende askush nuk ka vepruar për t’i hetuar’, u shpreh Gunther.

/GazetaNeutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *