Alarm për bomba në 7 shkolla të Vjenës, Policia austriake thotë se të gjitha ishin negative

Policia austriake ka bërë të ditur sot se ka marrë alarm për bomba në shtatë shkolla të Vjenës. Menjëherë kanë ndërmarrë vendim për evakuimin e nxënësve në bashkëpunim me drejtorinë e Arsimit dhe me Prokurorinë.

Pas kërkimeve në katër rrethe të Vjenës nga ekspertë të bombave dhe qen të policisë ka rezultuar se të 7 alarmet kanë qenë negative.

“Kërcënime me bombë ka pasur në orët e mëngjesit të sotëm ndaj 7 shkollave në 4 rrethe. Në koordinim me Drejtorinë Arsimore, ka pasur evakuuim dhe kontrolle nga ekspertë të lëndëve plasëse dhe qen policie. Të gjitha kërkimet ishin negative”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *