Kosova u trondit mëngjesin e 24 shtatorit ku një sulm terrorist nga një grup i serbëve i udhëhequr nga Milan Radoiciq, sulmuan në errësirë Policinë e Kosovës. Gjatë shkëmbimit të zjarrit mes PK-së dhe grupit terrorist, u vra polici Afrim Bunjaku i cili ra heroikisht, shkruan Gazeta Neutral.
Në këtë aksion që zgjati për orë të tëra, u vranë dhe u plagosën një numër i madh i sulmuesve të cilët. Gati dy muaj pas sulmit terrorist, disa nga të plagosurit serb po ballafaqohen ende me lëndimet që i kanë marrë.
Sic mësojnë burimet e Gazetës Neutral, njëri nga të plagosurit gjatë aksionit në Banjskë, kishte marrë tretmanin fillestar në Leposaviq dhe nga aty është transferuar në Serbi, në Novi Pazar.
Burimet bëjnë të ditur se për shkak të lëndimeve të rënda, të njëjtit i është amputuar dora.
/GazetaNeutral/