Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Bloomberg-ut – një ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme botërore në fushën e ekonomisë.
Në fjalimin e saj ajo ka thënë se Kosova ka nisur rrugëtimin e shtetndërtimit të bazuar në vlera.
Osmani tutje ka thënë se Kosova është e angazhuar për të siguruar vendin e saj të merituar në komunitetin ndërkombëtar.
“Si vendi më i ri në Evropë, kemi nisur rrugëtimin e shtetndërtimit të bazuar në vlera dhe jemi angazhuar për të siguruar vendin tonë të merituar në komunitetin ndërkombëtar. Me kërcënimet gjithnjë në rritje të sigurisë, bashkëpunimi nuk është më zgjedhje, është i domosdoshëm”, është shprehur presidentja.
Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Singapor, ku gjatë ditës së martë ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, një nismë globale e krijuar nga Princi William për t’i trajtuar disa nga sfidat mjedisore me të cilat përballet planeti.