Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar shqyrtimin e nismës për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes për Ekstradim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Italisë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj ka thënë se në marrëveshjen e mëhershme kanë vërejtur disa pengesa të cilat janë evituar me ndryshimin e ri, raporton Klan Kosova.
Tutje, ajo ka thënë se me këto ndryshime po tentohet që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Italisë.