Haliti: Drafti i Asociacionit do të jetë më i keq se i kaluari

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me përfaqësuesit e partive opozitare, me të cilët ka biseduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që u është prezantuar në fund të tetorit Prishtinës dhe Beogradit.

Mirëpo, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vlerësoi që ky draft do të jetë “më i keq”, se ai i kaluari.

“Nga marrëveshjet e mëhershme, ne jemi vonuar për shkak të debateve, për shkak të përplasjeve, për shkak të gabimit të parë që nuk e kemi bërë statutin për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese, por e kemi dërguar marrëveshjen. Tani nuk e besoj që ka të arritura më të mëdha. Nuk dua të akuzoj, po ky draft do të jetë më i keq, se ai që ka qenë më herët. Vetë fakti që po deklarohet autonomia e veriut, do të thotë që ekziston diçka e tillë në margjinat e bisedimeve”, deklaroi Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.Lajçaku ka nisur dje një vizitë në Kosovë, ku është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ndërsa sot ka takuar edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *