“Trafiku Urban” ka njoftuar se nga 20 korriku do të zgjasë orarin e qarkullomit të autobusëve për disa linja.
Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje, për linjat 1, 1A, 3 dhe 4, do të zgjatet orari i qarkullimit deri në orën 24:00.
‘Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU. Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftim.