Një aksion është duke u zhvilluar në Zubin Potok nga Policia e Kosovës. Tri lokacione janë bastiur në këtë komunë lidhur me një rast për Detyrim ë ka ndodhur më herët.
Zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, tha për Insajderin se nuk ka të arrestuar por vetëm janë konfiskuar prova materiale.
“Tri bastisje në Zubin Potok në lidhje me rastin DETYRIM që ka ndodh më herët. Nuk ka të arrestuar, ndërsa janë konfiskuar prova materiale që konsiderojmë të jenë të dobishme për rastin”, tha ai.