Vesa Vllasaliu prej ditësh ka folur për historinë e saj me ish-partnerin, futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo ndau disa detaje, ku rrëfeu për të kaluarën dhe kohën kur ishte bashkë me të në Turqi.
E njëjta po ashtu zbuloi edhe disa gjëra për shoqen e saj të ngushtë, duke thënë se e dinte edhe për dasmën.
Për të njëjtën gjë u përfol edhe pas spektaklit mes konkurrentëve të tjerë në Big Brother VIP Kosova 2.
Linda Halimi, e cila doli më pak e pëlqyer nga publiku, theksoi se në shtëpi duhet të viktimizohesh për të qenë e mirë.
“Më ka bërë kështu, kam shumë për të treguar por nuk jam hapur. E kam një gjë që nuk mund të qaj. Kam storie që po t’ia filloj të flas, ia nisni me qajt. Këtu po duhet me u viktimizu”, u shpreh ajo.
Këngëtarja nga Vitia mes tjerash iu tha banorëve se ka shumë gjëra për të rrëfyer nga jeta e saj.