Shifër shqetësuese e punëtorëve që kanë humbur jetën në punë, ndërtimtaria më e rrezikuara

Një pjesë e madhe e Kosovarëve, që i përkasin sektorit privat, punojnë pa kontrata pune e madje edhe pa kushte të mirëfillta të punës e të cilat parashihen për çdo puntorë, shkruan Gazeta Neutral.

Në mungesë të kontratave, punëtorëve nuk i’u paguhen kontributet e madje në raste të lëndimeve apo vdekjeve, familjarët nuk mund të kërkojnë dëmshpërblim nga kompania, pasi që nuk posedojnë dëshmi se i njëjti ka vepruar si punëtorë legal.

Në Kosovë, vetëm gjatë periudhës janar-nëntor, janë raportuar 22 raste të vdekjeve të puntorëve në vendin e punës.

Kështu ka konfirmuar për Gazeta Neutral, kryetari i Sindikatës të sektorit privat, Jusuf Azemi.

Sektori më i prekuri nga kjo dukuri është sektori i ndërtimtarisë. Ky sektor hyn ne listen e punëve që janë me rrezik të shtuar.

Gjatë viteve të fundit, në Kosovë janë ndërtuar qindra ndërtesa shumëkatëshe. Pothuasje çdo qytet është kthyer në punishte. Një numër i madh i klasës punëtore punojnë në “baushtella” ku kryesojnë moshat e reja nga 25 deri në 45.

Sipas ligjit të punës, punëdhënësi është i detyruar të sigurojë kushtet e nevojshme për mbrojtje në punë, me të cilat sigurohet mbrojtja e jetës dhe e shëndetit të të punësuarve në pajtim me ligjin. Por megjithatë, punëdhënësit nuk janë të dispilinuar në atë pjesë.  

Në bazë të rrezikut ekziston një listë masa mbojtëse për punë,si: mbrojtje e kokës; mbrojtje e rrugëve të frymëmarrjes; mbrojtje e syve; mbrojtje e dëgjimit; mbrojtje e gjymtyrëve të sipërme dhe gjymtyrëve të poshtme; mbrojtje e trupit,si dhe  parandalimin e rrëzimeve.

Edhe pas raportimit të vazhdueshëm për vdekjet  dhe për mos përfilljen e masave mbrojtëse në punë, inspektorati I punës, nuk ka ndërmarrë masa parandaluese.

Rasti i fundit është në Partesh të Gjakovës, ku një 22-vjeçar humbi jetën tragjikisht derisa ishte duke punuar në vendpunishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *