Serbia po pretendon se sot në Bruskel ishte paraparë që të mbahej një takim mes kryenegociatorëve të dialogut.
Drejtori i të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Peter Petkoviq, citohet të ketë thënë për “Tanjug” se Kosova e ka refuzuar këtë ftesë.
Emaili, sipas tij, u ka shkuar Kosovës dhe Serbisë më 30 tetor, ku edhe u është bërë thirrja për një takim më 7 nëntor.
“Beogradi është përgjigjur menjëherë në këtë ftesë më 2 nëntor dhe kemi thënë që delegacioni ynë do të shkojë në Bruksel për bisedime, duke konsideruar rëndëinë e tyre…Sidoqoftë, Prishtina dhe kryenegociatori i saj thjeshtë kanë refuzuar ftesën. Për këtë arsye, ne ishim njoftuar më 3 nëntor nga BE-ja që takimi është anuluar.” – ka thënë ai.