Dramë në Speciale: Dedaj refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, thotë se i rrezikohet jeta në Kosovë

Ish-ambasadori, Gjergj Dedaj po vazhdon sot dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i Prokurorisë së Specializuar kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka folur për vizitën e tij në Çirez, duke mohuar se dikush nga UÇK-ja u kishte bërë presion për t’ua treguar incizimet, ngaqë të tilla nuk kishin bërë.

Biseda:

Prokurorja: A ishte qëllimi t’u thonit personave në Çirez t’i ulnin armët?

Gjergj Dedaj: Jo, unë me mujt UÇK-së i kisha ba armë bërthamore. UÇK ka pasë bazë me dyshu se dikush prej nesh ka pas naj menim të tillë, por unë flas vetëm për vete.

*Në një moment, Gjergj Dedajt i tregohet një intervistë e mëhershme ku ai kishte thënë se UÇK-ja kishte kërkuar incizimet e grupit të tij, dhe ishte nervozuar me përmbajtjen se çka kishin thënë ata.

Gjergj Dedaj: Me vet ftesën më keni ba të padrejtë.  Jam përgjegjës me mbrojtë familjen, fëmijët e mi dhe të vërteten.

Gjyqtari: Jepni përgjigje pyetjes.

Gjergj Dedaj: Unë kam drejt me protestu, sepse jam përgjegjës për fatin e fëmijëve të mi, nipave e mbesave, dhe për këtë duhna me pas konsiderat. Kam kërkuar që seancat të jenë të mbyllura për me mujt mos me ma rreziku të ardhmen në Kosovë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *