Kur Haalandi kthehet nga lëndimi? Guardiola jep detaje

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në një konferencë për shtyp ka folur për gjendjen e Erling Haaland, i cili u lëndua në sfidën e fundit.

Guardiola ka thënë se do e kërkojë mendimin e doktorit për Haalandin, nëse do të jetë i gatshëm për ballafaqimin ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.

“Ne do të kemi stërvitje këtë pasdite, nuk e di. Kam folur me doktorin dhe me të. Dje më ka thënë se po ndjehet shumë më mirë, kështu që nuk e  di.”.

“Nesër do të bisedoj me doktorin. Nëse ai thotë se nuk ka dhimbje, do ta konsiderojë që ta lejoj që të luajë. Nëse Erling nuk luan, Julian Alvarez do të luajë”, ka thënë Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *