Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e dyshimt të një burri në Gjakovë, raporton Gazeta Neutral.
Sipas policisë, ai ishte sjellë pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Gjakovë / 06.11.2023 – 10:15. Raportohet se në Spitalin e Gjakovës është sjellur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.