Kurti dhe Sveçla nuk arrijnë t’i bindin heronjtë e Banjskës, njësia elitare proteston edhe sot

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës do të protestojnë sërish sot para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, dukë kërkuar rishikimin e kategorizimit për rrezikshmërinë në punë. Postimet në Facebook të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për kushtet e mira të këtij njësiti, duket se nuk ua kanë mbushur mendjen policëve specialë.

Njësia Speciale Intervenuese pritet që sot të protestojë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30

Protesta mbahet pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të mërkurën se nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet, pasi dy njësi speciale policore protestuan para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës të martën e javës së kaluar, duke kërkuar rritje të shtesave për rrezikshmërinë në punë. Kështu, duke nënkuptuar që rritja e shtesave nuk është opsion i Qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *