E rëndë në Gjakovë: E mitura sulmohet seksualisht nga djali i dajës së saj

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të rëndë të ngacmimit seksual i cili dyshohet të ketë ndodhur të dielën në Gjakovë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, si dhe kanë bërë me dije se i dyshuari është një 18-vjeçar, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari dhe viktima kanë lidhje të ngushtë familjare.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari është djali i dajës së viktimës e cila është 16-vjeçare

Mësohet se ngjarja e hidhur ka ndodhur pasi e mitura kishte përfunduar procesin mësimor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

“Me e datën 05.11.2023 në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “sulm seksual” ku viktima e mitur dyshohet të jetë sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i moshës madhore (18 vjeçar). Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, deklaroi Policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *