Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj Lumir Abdixhiku, është marrë në mbrojtje të policisë.
Zëdhënësja politike e këtij subjekti, Sibel Halimi, tha se lajmi është i vërtetë.
“Për të gjitha informacionet e tjera ju lutem kontaktoni policinë e Kosovës”, tha ajo.
Ende nuk dihet se cila është aryseja e këtij zhvillimi.
Në mbrojtje të policisë, është marrë edhe kreu i PDK-së Memli Krasniqi.