Pas disa VIP-ave, që reaguan lidhur me vrasjen e Brilant Martinaj, në mbiklaimin e Fushë-Krujës, ka shprehur pikëllim edhe Serena Sula, e cila ka publikuar në Instastory disa mesazhe që ka shkëmbyer me viktimën.
Ndërsa, thotë se nuk i besohet ajo që ka ndodhur. Serena zbulon se e ka pasur shokë dhe ka mbetur pa fjalë.
“Akoma s’më besohet kjo që ka ndodhur. Jam thjesht pa fjalë, tmerr.
Ngushëllimet e mia nga zemra familjarëve të vet.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen për djalin tuaj të vetëm.
Akoma s’më besohet se një shok si ti, një djalë i ri me të gjitha s’është më në këtë botë.
Eh kështu e paska jeta ndonjëherë, qenka shumë e padrejtë. U prehsh në paqe e të ndritë shpirti”, ka shkruar Sula.